Flash News

KRYESORE

Misteret e 613 kg kokainë, drejtuesi i mjetit: Shoferët e vjetër nuk transportonin nga porti

Misteret e 613 kg kokainë, drejtuesi i mjetit: Shoferët e vjetër

Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, dy të arrestuarit për 613 kilogramë kokainë që u kapën dje në Portin e Durrësit, i kanë hedhur poshtë akuzat për trafik droge. Ata kanë thënë se nuk kishin dijeni për drogën që gjendje në kamion.

“Unë kam 6 muaj që punoj si shofer i ‘Arbri Garden’. Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë dhe më pas shkova në port, pasi shoferët e vjetër nuk preferonin të bënin transport nga porti. Atë ditë kam çuar dy kampion në Tiranë. Nuk kisha dhe nuk kam dijeni çfarë kishte në kontenier. Ndërsa për statusin tim në rrjetet sociale (jam shofer kamioni që u çon miell partizanëve), unë nuk kam dhe nuk merrem me Facebook, e ka bërë vëllai im”, ka thënë Pezaku para hetuesve.

“Unë kam 4 vjet që punoj si menaxher tek kompania ‘Arbri Garden’. Porositë që vijnë bëhën nga pronari Arbër Çekaj. Sa i përket kontenjerëve, ata u ndaluan për inspektim në Livorno dhe ërdhën dy javë me vonesë”, tha menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.

Të fundit