Flash News

KRYESORE

Misteri i dëshmitarit X/ Pse nuk flet ministri i Brendshëm dhe Policia: ‘Ndalim në flagrancë’ apo pengmarrje?

Misteri i dëshmitarit X/ Pse nuk flet ministri i Brendshëm dhe

Politiko.al, por edhe media të tjera (e përditshmja Panorama) kanë raportuar për shoqërimin/arrestimin e dëshmitarit X, të cilit gazeta i ka zbuluar edhe një pjesë të identitetit (Albert). Sipas raportimeve të mëhershme të Politiko, burime zyrtare policore nuk e konfirmojnë ndalimin/arrestimin, duke thënë se kjo është një procedurë që kalon nga Prokuroria.

Ligjërisht, Policia mund të bëjë ‘ndalim në flagrancë’ me nismën e vet pa marrë një konfirmim paraprak nga Prokuroria, por i shoqëruari mund të mbahet vetëm përkohësisht në ambjentet e paraburgimit, kohë gjatë së cilës sipas ligjit duhet siguruar një mandat-arrest nga Prokuroria. Është Gjykata që më pas bën vlerësimin e masës së arrestit.

Një burim i Politiko jep një pistë të re për fatin e dëshmitarit X. “Ekziston mundësia që dëshmitari të jetë marrë peng dhe kjo çon edhe në heshtjen e autoriteteve për raportimin e medias mbi arrestimin e tij”, sqaron burimi.

Të fundit