Flash News

KRYESORE

Mitingjet përmbyllëse, PD dhe PS nuk ndryshojnë strategjinë e 2013-ës

Mitingjet përmbyllëse, PD dhe PS nuk ndryshojnë strategjinë

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë preferuar të mos ndryshojnë strategjinë e mitingjeve përmbyllëse të fushatës. Dy forcat kryesore do veprojnë njësoj si në 2013-ën.

PD mitingun e fundit do e organizojë në Tiranë, ndërsa PS do jetë sërish në Vlorë.

Tirana ka qenë gjithnjë qyteti ku mbyllen mitingjet elektorale, por kandidimi i Edi Ramës në qarkun jugor, e çon PS-në për të dytën fushatë në Vlorë.

Mitingu i PD në Tiranë do të jetë të premten, kur PS pritet të mblidhet nesër në kryeqytet dhe të premten në Vlorë.

 

Të fundit