Flash News

KRYESORE

Mitingu i PS, ironizon këshilltari i PD: Shkoni, mos rrezikoni vendet e punës!

Mitingu i PS, ironizon këshilltari i PD: Shkoni, mos rrezikoni vendet e

Nesër, Erion Veliaj pritet të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës.

Ai ka ftuar qytetarët prej ditësh që të bëhen pjesë e këtij mitingu, të shtunën. Kreu i këshilltarëve të PD, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku ironizon thirrjet e Veliajt, dhe PS duke iu drejtuar qytetarëve të Tiranës që të jenë të pranishëm.

“Shkoni te mitingu Erion Velise nesër.

Mos rrezikoni vendet e punës e bukën e fëmijëve

Erionit e Rilindjes jepuani reston për poshtërimin kur zgjedhjet e lira te ndodhin ne këtë vend...dhe e sigurte është qe Zgjedhje te Lira do te ndodhin ,ose nuk do te këtë me zgjedhje !!!”, shkruan Çollaku.

Të fundit