Flash News

KRYESORE

Mitingu i PS/ Zyrtari i PD nxjerr SMS-në për administratën: Në rresht për të duartrokitur “liderin”, ose ike nga puna

Drejtori i Kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka publikuar një SMS, sipas tij drejtuar punonjësve të administrate publike, si detyrim për të qenë të pranishëm në aktivitetin partiak të kryebashkiakut Veliaj nesër në sheshin “Nënë Tereza”. Në të kundërt, sipas SMS-së, pushohen nga puna.

Statusi:

Fletërrufeja e partisë-bashki për punonjësit e administratës.

Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna.

Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së.

Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna.

KJO DUHET TË MARRË FUND!

I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa!

Të fundit