Flash News

KRYESORE

Mitingu i Veliajt në Tiranë, studiuesi Muka: Arsimin e sheh si mjet për të forcuar ndikimin politik

Mitingu i Veliajt në Tiranë, studiuesi Muka: Arsimin e sheh si mjet

Erion Veliaj ka planifikuar për nesër një miting në Tiranë për të njoftuar rikandidimin në bashkinë më të madhe në Shqipëri. Për mitingun bashkia ka mbledhur karriget e nxënësve në gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit, por për studiuesin Taulant Muka ky veprim pasqyron vizion shkatërrimtar që Veliaj ka për arsimin.

Muka thekson se “vetëm një njeri i pashkolluar mund të marrë pa asnjë problem materiale që i takojnë institucioneve të arsimit dhe t’i vërë ato në dispozicion të partisë dhe propagandës.” Ai akuzon kryebashkiakun Veliaj se “e sheh arsimin vetëm si një mjet për të forcuar ndikimin politik dhe të rekrutojë militantët.”

“Marrja e karrigeve nga gjimnazet për t’i çuar ato në mitingun elektoral të Veliajt dhe PS nesër, është pasqyra më e mirë e vizionit shkatërrimtar që ka një kryebashkiak dhe qeveri për arsimin! Vetëm një njeri i pashkolluar mund të marrë pa asnjë problem materiale që i takojnë institucioneve të arsimit dhe t’i vërë ato në dispozicion të partisë dhe propagandës. Shkollat dhe universitetet janë godina të shenjta për çdo shoqëri perëndimore pasi aty gjendet e ardhmja e një vendi! Në Shqipëri, politika shqiptare e kopjacëve intelektual dhe me diploma të blera si kryebashkiaku Veliaj e sheh arsimin vetëm si një mjet për të forcuar ndikimin politik dhe të rekrutojë militantët, dhe jo si një potencial të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”, shkruan Taulant Muka.

Ndërkohë, në media po publikohen gjithnjë e më shumë mesazhe të zyrtarëve të PS që urdhërojnë administratën të marrë pjesë nesër në miting, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës.

Të fundit