Flash News

KRYESORE

“Mjaft, o ju banorë të padenjë të kësaj toke”, Florjan Binaj revoltohet keq me zjarrvënësit: T’ju quash kafshë ju bën nder

“Mjaft, o ju banorë të padenjë të kësaj

Situata e zjarreve në vend duket se vijon të jetë ende problematike, ndërkohë që çdo ditë raportimet flasin për zjarrvënie të qëllimshme.

I revoltuar nga kjo situatë, aktori i njohur Florjan Binaj ka vendosur të shprehë zemërimin e tij me anë të një statusi në “Instagram” ku u drejtohet ashpër të gjithë atyre që guxojnë të vënë dorë mbi pyje.

“MJAFT! O ju banorë të padenjë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë akën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj. T’ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju. Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju! Nëse nuk doni tia dini as për pyje, as për kodra, as për orën dhe faunën(që nuk keni si ta dini) mendoni për ata zjarrkës e punonjës të shkrete që nuk po bëjnë dot pushimet verore, nuk po rrinë me familjet e tyre dhe po rrezikojnë jetën vetëm prej çmendurisë tuaj. MJAFT!”- shkruan Binaj.

 

Të fundit