Flash News

KRYESORE

Mjaft u veshët si të tjerët, bëhuni unik në stilin tuaj. Këshilla mode për meshkujt

Zotërinj. Kur është hera e fundit që keni blerë një kostum që ngeli në dollapin e rrobave tuaja dhe kurrë nuk u vesh sepse ishte shumë i ngushtë apo kishte një tjetër problem?

Në fakt kjo ndodh me të gjithë, edhe me zonjat, gjithmonë kur blejnë ndonjë rrobë të re. Veshja formale është e ndërlikuar dhe e bukur. Pjesët e veshjeve kërkojnë kujdes dhe punim të imët dhe të kujdesshëm. Prandaj, pse të merrni një nga ato kostumet e dyqaneve (të cilat mund të ja shihni kujtdo) kur në vend të kësaj mund të jeni unik me veshjen tuaj duke e qepur atë.

Nëse nuk keni ende një rrobaqepëse apo stilist tuaj personal, filloni dhe interesohuni të gjeni një profesionist, pyesni edhe miqtë tuaj. Duhet që t`i keni të përcaktuara qartë shijet dhe modelin që dëshironi. Zgjidhni copën e bukur, dhe dizajnin e duhur. Është shumë e rëndësishme që po aty, të plotësoni veshjen tuaj dhe me aksesorë, si p.sh kollarja dhe shamia tek xhepi të jenë në të njëjtin dizajn dhe ngjyrë.  Procesi është shumë i thjeshtë. Rezervoni një takim me stilistin/en. Stilisti do të punojë me ju për t'ju ndihmuar të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja. Kjo eshte e gjitha.

Të fundit