All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Mjekësia ligjore nxjerr shkakun e vdekjes së Blertës. A ka faj anestezisti?

Mjekësia ligjore nxjerr shkakun e vdekjes së Blertës. A ka faj
All - Paragraf - 1

Vdekja e 16-vjeçares, Blerta Pepa, dje në sallen e operacionit ka tronditur opinionin publik. Të afërmit e Blertës dhe mediat hodhën akuza ndaj anestezisti Tefik Zhurda, sot ekspertiza ka nxjerrë të vërtetën e shkakut të vdekjes së Blertës.

All - Paragraf - 3

Hipertermia malinje është shkaku i vdekjes së 16 vjeçares Blerta Pepa gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju”, ka deklaruar mjekësia ligjore.

Gjithashtu stafi i spitalit pretendon se ka respektuar të gjitha hapat dhe protokollet që duhet të ndiqen para një ndërhyrjeje operacionale, por mbijetesa e pacientes gjatë këtij komplikacioni ka qenë e pamundur. Ndërkohë janë në procedim penal tre mjekët që ishin pjesë e operacionit të Blertës.

Autopsia ka dalë në përfundimet se komplikacioni i shkaktuar nga hipotermia malinje ka qenë i rëndë, çka ka bërë që as përdorimi i ilaçit “Dantrolen” të mos kishte ndikim. Ekspertiza bën të ditur se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale është përdorur edhe ilaçi "Dantrolen", i pretenduar se ka munguar gjatë operacionit.

Të fundit