Flash News

KRYESORE

Mjekët e Lezhës refuzuan shpërblimin, Rama: 1000 € vetëm për ‘vijën e zjarrit’, mos u bëni mashë politike

Mjekët e Lezhës refuzuan shpërblimin, Rama: 1000 €

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dhënë sqarime sa i takon shpërblimit financiar për mjekët dhe infermierët gjatë pandemisë Covid-19.

Pasi personeli mjekësor në Lezhë refuzoi shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja, me argumentin se Rama ka premtuar një mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët, kryeministri ka dalë me një sqarim se kjo vlerë u përket atyre që janë në ‘Vijën e Zjarrit’ dhe jo për pjesën tjetër të personelit.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”, paralajmëron Rama në twitter.

Të fundit