Flash News

KRYESORE

Mjekët e rinj në QSUT do të bojkotojnë punën nëse nuk plotësohen pesë kushte

Shoqata e Specializantëve dhe Mjekëve të rinj Shqiptarë në QSUT, ka vendosur që të bojkotojnë të gjitha shërbimet 24 orëshe duke filluar nga dita e nesërme, për shkak të kushteve të vështira që ata punojnë.

Shoqata e Specializantëve dhe Mjekëve të rinj njoftoi në Facebook se kërkon që të plotësohen pesë kushte, në mënyrë që të rikthehen të kryejnë detyrën e tyre në QSUT.

Mjekët e rinj duan pagimin e shërbimeve 24 orëshe, rikthimin e dhomës së specializantëve me kushtet bazike, sigurimin e ushqimit, heqjen e tarifës së parkingut dhe respektimin e kontratës sipas Kodit të Punës.

Statusi

“Duke qene se: shërbimet 24 orëshe te mjekeve specializante nuk paguhen, duke mos pasur emrin te lista e mensës se QSUT, duke u detyruar te gjithë specializantet te paguajnë faturat e parkingut brenda ambienteve te QSUT dhe qe gjate gjithë kohës punojnë ne kushte ekstremisht të vështira dhe shpesh here nën agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qershia mbi torte: SPECIALIZANTET E KIRURGJISE TASHME NUK KANE ME AS DHOMEN E TYRE NE URGJENCEN E QSUT…

Turp…!”

Të fundit