Flash News

KRYESORE

"Mjekët ishin përgatitur për të njoftuar vdekjen time", Boris Johnson tregon për gjendjen e rënduar që kaloi prej COVID-19

"Mjekët ishin përgatitur për të njoftuar vdekjen

Lideri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ishte një ndër miliona njerëzit që u prek nga COVID-19. Kryeministri britanik ka folur për eksperiencën e tij në spital pas infektimit me koronavirus.

Johnson ka folur për "Sun on Sunday" se dërgimi për kujdes intensiv, i kishte detyruar mjekët që të përgatiteshin për të njoftuar edhe vdekjen e tij.

“Ishte një moment i vështirë, nuk e mohoj. Ata kishin një strategji për t’u përballur me një skenar të tipit ‘vdekja e Stalinit”, ka treguar kryeministri britanik.

Johnson madje ka rrëfyer se ka kaluar momente shumë të vështira në spital, duke menduar nëse do të ishte në gjendje të mposhte sëmundjen.

Pas përmirësimit të gjendjes dhe pasi doli nga spitali sepse tamponët i kishin dalë negativë, Boris Johnson u bë baba disa ditë më vonë.

Ai i vendosi djalit emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson në nder të dy mjekëve që i shpëtuan jetën.

Të fundit