Flash News

KRYESORE

Mjekët italianë ja dalin të izolojnë koronavirusin: Nga tani, më tepër lehtësi për ta trajtuar

Mjekët e spitalit Spallanzani në Romë kanë arritur të izolojnë kronavirusin, përgjegjës për vdekjen e mbi 300 personave deri më tani, raporton media italiane ‘Ansa’.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, i cili gjatë një konference për shtyp tha se ky zbulim do të jetë në funksion të gjetjes së vaksinës.

“Do të vihet në dispozicion për bashkësinë shkencore ndërkombëtare. Një rekord i shkëlqyer italian, në më pak se 48 orë pas diagnositikimit të dy pacientëve të parë. Virologët arritën të izolojnë virusin. Tani do të jetë më lehtë i trajtueshëm”, tha ministri Speranza.

Zbulimi ka ardhur brenda 48 orëve nga momenti kur u diagnostikuan dy rastet e para me koronavirus në Itali.

"Italia ndër vendet e para në botë që ka izoluar koronavirusin. Një lajm shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trajtimeve. Një duartrokitje e madhe për studiuesit dhe stafin mjekësor nga Spallanzani. Krenar për Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar, ndër më të mirët në botë", shkruan kryeministri italian Giuseppe Conte në twitter.

Të fundit