Flash News

KRYESORE

Mjekët japin alarmin: Kujdes! Po qarkullon një sëmundje e rrallë seksuale

Mjekët japin alarmin: Kujdes! Po qarkullon një sëmundje e

Mjekët kanë dhënë alarmin se një sëmundje e rrallë seksuale në formë infeksioni po qarkullon kohët e fundit.

Alarmin e ka dhënë Shoqata Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV (BASHH), e cila thekson se nëse nuk merret seriozisht, brenda 15 vitesh mund të shkaktojë një “emergjencë të shëndetit publik”.

Bakteri Mycoplasma Genitalium (MG) mund të shkaktojë inflamacion të organeve riprodhuese për gratë, i cili mund të çojnë në infertilitet.

Simptomat gjithashtu përfshijnë dhimbje gjatë seksit dhe gjakderdhje, shkruan Ora Neës.

Për burrat ajo shkakton inflamacion të uretrës dhe mund të çojë në shkarkime ujore .

Dr Peter Greenhouse, një konsulent seksual në Bristol dhe anëtar i BASHH, i tha BBC se, “kjo është një tjetër arsye e mirë për të paketuar prezervativët për pushimet verore – dhe në të vërtetë t’i përdorni ato”.

Udhëzimet tregojnë se njerëzit mund të testohen për MG përmes testit të amplifikimit të acidit nukleik (NAAT).

Ekziston gjithashtu shqetësim se STI mund të rezistojë ndaj antibiotikëve nëse nuk trajtohet si duhet.

Të fundit