Flash News

KRYESORE

Mjekët paralajmëruan grevë, Basha me ekspertë të shëndetësisë: Personeli mjekësor punon në kushte mizerabël dhe janë të keq-paguar

Mjekët paralajmëruan grevë, Basha me ekspertë të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratë për mediat me ekspertë të shëndetësisë, pas grevës së paralajmëruar të mjekëve, është shprehur se mjekët aktualisht punojnë në kushte miserable dhe janë të keq-paguar.

Sipas Bashës, “ndër problemet kryesore të mjekëve të konstatuara deri tani janë se: Shqipëria mbetet vendi me testimin më të ulët. Po ashtu, kemi sistem gjurmimi primitiv, mbyllin pacientin në shtëpi, nuk bëhen kontaktet e pacientit, mjekimet jepen me telefon dhe nuk rimbursohen dhe mungesa e aparaturave në dy spitaleve Covid.”

Kryedemokrati po ashtu vuri në dukje se nuk ka asnjë lëvizje referuar bashkëpunimit të Shqipërisë me BE për një vaksinë anti-COVID.

Basha tha se numri i testimeve të koronavirusit vijon të jetë i ulët, duke shtuar më tej se Shqipëria aktualisht është duke u përballur edhe me një tjetër problem, atë të largimit masiv të mjekëve profesionistë, një pjesë e mirë e të cilëve kanë mbetur pazëvendësues.

“Nga këndvështrimi i profesionistëve konstatohet se kemi një numër të ulët të mjekëve. Vazhdon largimi masiv i tyre dhe një pjesë madje nuk janë zëvendësuar.

Paketa 1 mijë euro për mjekë ka qenë diskriminuese dhe jo e plotë. Në raport me mjekët e ndarë nga jeta në krye të detyrës. Ushtrinë e kemi më të nënpaguarën në rajon nëse krahasohemi me fqinjët tanë kufitarë, jo më tutje.

Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi, as nuk ka hyrë si pjesë integrale e sistemit shëndetësor për t’u përballur. Pajisja urgjente me protokollet e mjekimit është ndër rekomandimet e para. Duhet bërë rimbursimi për mjekimin e pacientëve me Covid pozitiv.

Asnjë qindarkë s’mund të shkojë në drejtim tjetër vec përballjes me pandeminë”, ka thënë ndër të tjera Basha.

Të fundit