Flash News

KRYESORE

Mjekët paralajmëruan grevë, reagon 'Financa': Rritje të pagës me 40% brenda muajt shtator

Mjekët paralajmëruan grevë, reagon 'Financa': Rritje

“Rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve në masën 40%”, kështu ka deklaruar ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, pas grevës së paralajmëruar nga ana e personelit shëndetësor për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës.

Në një intervistë për “Open”, Denaj është shprehur se “rritja e pagave do të kaloi me Vendim Qeverie brenda muajit shtator.”

“60 milion dollarë do të jetë rritja dhe kjo do jetë për të gjithë vitet. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do kalojë me Vendim Qeverie brenda muajit shtator. Pagat e mjekëve janë zëri më i rëndësishëm. Ne po flasim për një rritje të dytë të rëndësishme, mbas rritjes 21% të bërë para disa vitesh… Gjatë 7 vjetëve të qeverisë Rama, pagat e personelit mjekësor janë rritur. Janë rritur 21% për mjekët de 26% për infermierët. Tani kjo rritje do të shkojë 40% për të gjithë personein mjekësor”, tha ministrja Denaj, duke shtuar se “vlera ndahet në kategori, ndryshe për infermierët, ndryshe për mjekë specialistë. Po themi një shifër mesatare, janë 110 000 mijë deri në 125 000 lekë të reja.”

Ndërkohë, e pyetur rreth pretendimeve se shuam mjekë nuk kanë marrë shpërblimin e merituar për luftën me koronavirusin, ministrja Denaj u shpreh se mund të ketë raste individuale që nuk kanë marrë pjesën e shpërblimit.

“Vendimet e qeverisë për bonusin e janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Nëse ka nj denoncim që nuk është dhënë pagesa për një mjek, thesari duhet të lëvizë. Nuk është çështje e përgjithshme, por raste individuale”, ka thënë ndër të tjera Denaj.

Të fundit