Flash News

KRYESORE

Mjekët paralajmëruan protestë, Rama i thërret nesër në kryeministri

Mjekët paralajmëruan protestë, Rama i thërret nesër

Pak pasi mjekët e QSUT paralajmëruan zhvillimin e një proteste paraditen e së enjtes para kompleksit spitalor, kryeministri Edi Rama i ka thirrur në takim.

Takimi i mes tyre është kërkuar nga Rama në Kryeministri një orë para protestës që ata kanë paralajmëruar, pasi kërkojnë sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore për pagat dhe garantimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit për punonjësit në luftën kundër koronavirusit.

Ndërkohë, policia er ka refuzuar kërkesën e tyre për protestën një-orëshe me justifikimin se nuk lejohen tubimet në kushtet e pandemisë.

Njoftimi i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor:

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, SPSHSH, do të organizojnë një protestë një orëshe ditën e Enjte, më 24 shtator 2020, ora 10:00, në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë.

Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

Situata e koronavirusit në vendin tonë vijon që të qëndrojë e njëjtë ku gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 121 raste të reja ndërkohë që 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

 

 

 

Të fundit