Flash News

KRYESORE

Mjekët po braktisin Shqipërinë/ Flet ministrja Manastirliu: Gati një paketë për rikthimin

Mjekët po braktisin Shqipërinë/ Flet ministrja Manastirliu: Gati

Në emisionin ‘Real Story’ në ‘Neës24’ është diskutuar mbrëmjen e sotme çështja e ikjes masive të mjekëve nga vendi.

Përballë një paneli me mjekë, kryesisht të specializuar jashtë shtetit, ka qenë e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo deklaroi se tashmë qeveria shqiptare po përgatit një paketë për rikthimin e bluzave të bardha nga diaspora. Po ashtu ajo theksoi se Shqipëria nuk ka luks që të humbasë mjekë, të cilët vendosin që të largohen.

“Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është një fenomen që ka prekur vetëm Shqipërinë, por vendet europiane.

Është një lëvizje e lirë e trurit për të gjetur mundësi më të madhe. Qeveria po përgatit një paketë atraktive për të rithithur trurin e mjekëve që janë larguar dhe në vite të mëparshme. Shqiptarë të kualifikuar kanë ikur gjithmonë. Po bëjmë gati një paketë për rikthimin e tyre dhe rritjen e tyre profesionale dhe angazhimin e tyre këtu. S’jemi në një alert, Shqipëria se vuan mungesën e mjekëve sot.

Ne nuk kemi luksin që të humbim asnjë mjek. Vetëm në 2 vitet e fundit janë mbi 2 mijë infermierë që janë punësuar. Nuk kemi ende një shifër të largimit të mjekëve. Nëse në 2016 ka pasur mbi 20 mjekë që kanë kërkuar certifikata të sjelljes së mirë. Presim dhe bonuset e mjekëve”, tha Manastirliu.

Të fundit