Flash News

KRYESORE

Mjekët shqiptarë në Itali nuk e mbyllin me sukses misionin: Gjoba nga 500 euro për festë në grup

Mjekët shqiptarë në Itali nuk e mbyllin me sukses misionin: Gjoba

Bie entuziazmi për grupin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria që shërbyen në spitalin e Brescia-s në Itali.

Grupi i mjekëve dhe infermierëve, i cili duhet të kthehet sot në Tiranë pas një muaji shërbimi në korsinë e urgjencës Covid në Brescia, raportohet se është paditur me nga 500 euro gjobë.

Gazeta italiane ‘Corriere Della Sera’ shkruan se në përfundim të misionit ata po festonin me birra dhe muzikë në dhomën e tyre të hotelit. Kjo mjaftoi për të nxitur pronarin e hotelit në Brescia ku ishte vendosur kontigjenti i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, për të lajmëruar policinë.

“Sipas të dhënave të para 10 prej tyre u mblodhën mbrëmjen e djeshme në njërën nga dhomat e hotelit për të festuar fundin e misionit dhe nisjen me kthimin në vendlindje. Një festë që në kohërat e Coronavirusit nuk mund të mbahej, madje as mes mjekëve dhe infermierëve që mbërritën në Itali për të na ndihmuar. Nuk mjaftoi me kaq. Në fakt, para policëve, dikush nga grupi shqiptar reagoi keq, duke kundërshtuar policinë për atë që po ndodhte. Hetimi vazhdon”, shkruan Corriere Della Sera.

Ne duhet të jemi të qartë për atë që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe kush ka përgjegjësi duhet të përgjigjet” – tha Gianpaolo Natali këshilltar i partisë “Fratelli d’Italia” në komunën e Brescia që këtë mëngjes i është dashur që të angazhohet për sqarimin e incidentit.

"Unë nuk do të hyj në meritat e ndërhyrjes policore - shpjegoi Natali - por këta njerëz mbërritën në Itali me urdhër të kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta. Tani ata do të kthehen në Shqipëri. Ku njëri do të ketë një padi për kundërshtim të forcave të rendit dhe 9 të tjerë me një gjobë prej 500 euro. 

Ne duam të kuptojmë se çfarë ndodhi në hotel mbrëmë dhe nëse ka përgjegjësi të atyre që kanë kryer operacionin. Në këtë sens, ne do të kërkojmë që çështja të diskutohet në parlament”, përmbylli këshilltari Italian.

Corriere Della Sera/ Brescia

Të fundit