Flash News

KRYESORE

Mjekët specialistë braktisin Shqipërinë, situatë shqetësuese në rrethe

Mjekët specialistë braktisin Shqipërinë, situatë

Mjekët specialistë çdo ditë po braktisin Shqipërinë. Akoma më shqetësuese është fakti që këto mungesa vështirë të plotësohen në vijim pasi dhe të diplomuarit e rinj po largohen dita ditës. Mjekët po largohen gjithnjë e më shumë në kërkim të punësimit në vende të Bashkimit Europian, SHBA apo Kanada.

Të dhënat e Urdhërit të Mjekut flasin për 265 mjekë të larguar në dy vitet e fundit, 32 prej të cilëve specialistë.

Brenda këtij viti, 125 kanë kërkuar certifikatën që dëshmon sjellje të mirë të mjekut për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Fakulteti i Mjekësisë diplomon rreth 250 studentë në vit dhe sipas të dhënave, gjysma e tyre largohen jashtë vendit, shkruan TV Klan.

Më problematike janë rrethet. Në Dibër, një mjek i vetëm shërben për 24 orë me radhë. Në Lushnje mungojnë 10 mjekë, në Fier 5, nga pediatër, në renimator, kirurg, kardiolog, e neurologë.

Një pjesë tjetër të pasojave i vuajnë qendrat spitalore në Tiranë. Nga mungesa e mjekëve në rrethe, qytetarët detyrohen t’i drejtohen kryeqytetit, duke sjellë mbipopullim të spitaleve. 

 

 

Të fundit