Flash News

KRYESORE

“Mjekim i pakujdesshëm”, humb jetën 36-vjeçarja. Procedohen penalisht dy mjekë në Shijak

“Mjekim i pakujdesshëm”, humb jetën 36-vjeçarja.

Një 36-vjeçare nga Shijaku, ka humbur jëtën në rrethana ende të paqarta, ndërkohë që policia ka proceduar penalisht dy mjekë në detyrë, në Qendrën Shëndetësore të Shijakut.

Sipas Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Të fundit