Flash News

KRYESORE

Mjekja e infektuar me COVID shfaq probleme "live": Nuk flas dot gjatë, më merret fryma

Mjekja e infektuar me COVID shfaq probleme "live": Nuk flas dot

Mjekja e QSUT, Alma Cili, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur rreth situatës së pandemisë së COVID-19 në Shqipëri, si edhe për eksperiencën e saj pas infektimit.

Gjatë rrëfimit të përballjes me Covid-19, mjekja e QSUT tregoi se ka ende probleme, sidomos kur flet gjatë, pasi i duhet që të ndalet për të marrë frymë thellë, ndërsa tha se një gjë e tillë i ndodhi edhe gjatë intervistës.

“Është kjo lodhja, nëse flas gjatë më duhet të ndaloj, të marr frymë thellë. Më ndodhi dhe tani. Këtë nuk e kam pasur ndonjëherë më parë”, tha mjekja.

Ndërkohë, sa i përket situatës në vend, ajo u shpreh se shifrat nuk janë alarmante pasi infektimi sjell imunitetin e popullatës.

"Unë s’do t’i quaja shifra alarmante, për një arsye, është shumë mirë që po infektohemi në njërën anë, se bëhet imuniteti i popullatës, nuk dihet nëse do të kemi vaksinë, ndoshta s’do të ketë kurrë. Numri i të vdekurve në raport me infektimet është shumë i vogël. Nuk e di nëse mbron vaksina e TBC. Unë personalisht e kam vaksinuar djalin e madh me vaksinën e tuberkulozit me porosi të prof. Harxhit. Ndoshta ne jemi thjesht popull i fortë, kemi kaluar tmerrësisht shumë, që nga ’44 e këtej ka qenë një zallamahi, që duhet të ndryshojë. Tani jemi në verë, nuk ka grip, për cdo simptomë njerëzit duhet të izolohen", theksoi mjekja.

https://youtu.be/SnfM4GzKLgQ

Të fundit