Flash News

KRYESORE

"Mjekja në Klos rezultoi pozitive me COVID-19"; denoncon ish-deputetja: Emergjente! Stafi mjekësor dhe qytetarët kërkojnë të bëjnë tamponin

"Mjekja në Klos rezultoi pozitive me COVID-19"; denoncon

Vijojnë denoncimet e Partisë Demokratike për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë. Ka qene ish-deputetja Dhurata Çupi ajo e cila kësaj here përmes një denoncimi publik, pohon se situata me koronavirusin ka dalë jashtë kontrollit.

Në një postim në rrjetet sociale, Çupi deklaron se “një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.”

Ish-deputetja u ka bërë apel autoriteteve shëndetësore të veprojnë menjëherë pasi kjo është emergjencë.

Denoncimi i plotë i Çupit:

Përhapja e virusit ka dalë jashtë kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “ Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.

I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.

Është emergjencë.!

Të fundit