Flash News

KRYESORE

Mjekra e Ronaldos një premtim për shokun e skuadrës, lojtari portugez tregon si ndodhi

Mjekra e Ronaldos një premtim për shokun e skuadrës, lojtari

Në një intervistë pas ndeshjes me Marokun, Ronaldo ka treguar se cilat janë pritshmëritë e tij dhe të skuadrës.

“Nuk më intereson për rekordet. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe të qëndrojmë në një pozicion të mirë. Kundërshtarët ishin shumë të fortë. Maroku ka luajtur shumë mirë, por ne morëm tre pikët. Kemi katër pikë tani dhe afër kualifikimit. Ky është dhe objektivi ynë.  Jam i lumtur  dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë,”-ka thënë Ronaldo.

Ndërkohë gazetari e pyet dhe për mjekrën, gjë të cilën nuk jemi mësuar ta shohim më parë tek Ronaldo.

“Mjekra ime e re? Ishte një shaka me Quaresma. Ishim në Sauna dhe une fillova të heq mjekrën. E lashë pak dhe thashë: Nëse shënoj kundër Spanjës, nuk do ta heq mjekrën deri në fund të Kupës së Botës. Në fund më solli fat, shënova , siç bëra dhe sot. Kështu që do ta mbaj,”- ka përfunduar Ronaldo.

Kjo ishte ndeshja e dytë e kombëtares portugeze dhe goli i katërt i Ronaldos.

Të fundit