Flash News

KRYESORE

Mjeku humbi jetën nga covid-19, kushëri i kryebashkiakut të Tropojës: Le pas dhimbje e lot

Mjeku humbi jetën nga covid-19, kushëri i kryebashkiakut të

Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar, pneumologut Anibal Byberi.

Për vdekjen e parakohshme të mjekut ka reaguar kreu i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, i cili ishte edhe kushëri me të ndjerin.

“Vdekja është një realitet makabër që nuk pranon as lutje e as përshpirtje.

Le pas dhimbje e lot, pikëllim e trishtim.

Por kur merr jete ne moshën me te mire ajo behet e papërballueshme e tepër e vështirë.

Kështu po e përjetoj sot ikjen tende i dashur Dr.Anibal Byberi.

Kushëri, shok e mik do na mungosh shume.

Te qofte i lehte dheu e shpirti yt pushoftë ne Parajse.

Ne qiell do ta vështrojnë shpirtin tënd te mire familjare, kushërinj, miq e dashamire!”, shkruan në një postim prekës kryebashkiaku.

Të fundit