Flash News

KRYESORE

Mjeku i QSUT del pozitiv, deri tani 3 zyrtarë të prekur në Komitetin e Covid 19 pranë MSH

Mjeku i QSUT del pozitiv, deri tani 3 zyrtarë të prekur në

Një tjetër mjek dhe përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë është infektuar me virusin e ri.

Bëhet fjalë për mjekun Andi Koraqi, shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, duke e çuar në tre numrin e përfaqësuesve të infektuar.

Kujtojmë se më herët rezultoi pozitiv edhe Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, si dhe drejtoresha e Operatorit të Shërbimit Shëndetësor, Mirela Cami.

Gjithashtu dje, MSH konfirmoi se janë në total 33 mjekë dhe infermierë të prekur, të cilët po trajtojnë pacientët e infektuar, ndërsa tetë prej tyre janë shëruar.

Të fundit