Flash News

KRYESORE

Mjeku i QSUT: Një mjek dhe dy infermierë të urgjencës janë me covid-19, ministria fsheh rastet

Mjeku i QSUT, Petrit Vargu, një zë mjaft kritik ndaj qeverisë denoncon se së fundmi një mjek dhe dy infermierë janë konfirmuar pozitivë me Covid -19 në urgjencën e QSUT-së.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë nuk bën tamponë për personelin dhe fsheh rastet.

“Skandal! Një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-se. Ministria e shëndetësisë nuk bën tamponë për personelin dhe fsheh rastet. SPAK ku është? Po vidhen jetët e njerëzve!”, shkruan mjeku Vargu në një status në fb.

Kujtojmë se sot, MSH konfirmoi një numër rekord rastesh të reja të infektuarish, 42 raste, 5 prej të cilëve personel mjekësor.

Të fundit