Flash News

KRYESORE

Mjeku infeksionist: Gripi stinor më i rrezikshëm se koronavirusi, çfarë ndodh nëse evidentohet rasti i parë në Shqipëri

Mjeku infeksionist: Gripi stinor më i rrezikshëm se koronavirusi,

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero i ftuar në studion e ‘Opinion’ në News 24 u shpreh se raporti i vdekshmërisë nga gripi stinor është 2-3 herë më i lartë se koronavirusi.

Ai përmendi rastin e SHBA, ku janë prekur mbi 20 milionë njerëz nga gripi stinor.

Nuk i takon koronavirusit ta quajmë virus vdekjeprurës. Në SHBA, deri tani janë prekur mbi 20 milionë me gripin stinor, mbi 180 mijë të shtruar, dhe mbi 10 mijë të vdekur. Pra, gripi stinor e ka vdekshmërinë dy-tre herë më të lartë se koronavirusi, por me gripin ne kemi dekada që jetojmë me të. Vend për panik nuk ka”, tha Pipero.

Më tej, mjeku infeksionist sqaroi se Shqipëria ka marrë masat dhe ka të gjitha kapacitetet për të përballuar rastet e para, nëse do të ketë të tillë.

Po ashtu dha edhe disa këshilla për qytetarët, që të lajnë sa më shpesh duart, si dhe të kenë kujdes kur teshtijnë ose kolliten.

Duke u ndalur te paniku i krijuar në Shqipëri, Pipero mendon se është i ekzagjeruar.

“Situata është në aspektin shëndetësor është për t’u vlerësuar seriozisht, në aspektin e panikut është i tepërt, i ekzagjeruar. Paniku në këtë rast është aleat i virusit, jemi në një situatë epidemie të gripit sezonal dhe shenjat e para klinike, qoftë të koronavirusit, qoftë të gripit, janë të njëjta”, tha Pipero.

I pyetur se si do të veprohet nëse do të shënohet rasti i parë në Shqipëri, Pipero tha:

“Mundësitë janë të mëdhaja që ta kemi një rast. Janë marrë të gjitha masat, që një rast, që vjen si i dyshuar, pra ka shenjat e gripit dhe kthehet nga një zonë ku koronavirusi është i lartë, përballet me personel të veshur tërësisht, futet në dhomën e veçantë, që është e izoluar, me aspirator. Unë jam kundër karantinës së ekzagjeruar, unë mund të bëj karantinë për një person që vjen nga Italia ose Kina, i vë termometrin në Rinas dhe është me temperaturë, dhe e mbaj disa orë, derisa të vërtetoj nëse ka apo jo koronavirus.”

Këshillat për qytetarët

Larja e duarve dhe ujë dhe sapun.

Mbajtja e kartëpecetës kur teshtijmë ose kollitemi është masë elementare, por e rëndësishme për të parandaluar koronavirusin

Të fundit