Flash News

KRYESORE

Mjeku jep alarmin për sëmundjet infektive, shenjat që nuk duhet të nënvlerësoni

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një apel të fortë për shenjat e para të sëmundjeve infektive.

Mjeku shprehet se nuk duhet nënvlerësuar sëmundja e fruthit, duke pasqyruar kështu disa foto me shenjat që kjo s’munde shfaq në trup.

Kalo shprehet se vendet fqinje kanë raportuar raste jo të pakta të fruthit, dhe si pasoj e lëvizjeve të shumta gjatë festave të fundvitit, ajo ka mbërritur dhe në Shqipëri.

“Kujtesë!….Sëmundjet infektive ekzantematike janë të shumta, midis të cilave një vënd jo për tu nënvlerësuar ka edhe FRUTHI. Vëndet tona fqinje si Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi kanë raportuar raste jo të pakta me Fruth. Për këtë arësye si dhe për arësye të  lëvizjve të shumta gjatë festave të fundvitit në këto vënde, çdo familjari apo kolegu  që do të ndeshet me pamje të tilla, në një të sëmurë i cili 2-3ditë para këtyre shënjave ka patur edhe temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, ngjirje zëri, dobësi trupore, etj., JU LUTEM të ketë parasysh edhe këtë sëmundje, që nuk duhet  nënvlerësuar për pasojat e mundëshme të saja….”, ka deklaruar mjeku i QSUT-së.

         

Të fundit