Flash News

KRYESORE

Mjeku Kalo zbulon dy fazat e hapjes së ekonomisë: Të nevojshme, por duhet kujdes

Mjeku Kalo zbulon dy fazat e hapjes së ekonomisë: Të nevojshme,

Për mjekun e njohur Tritan Kalo, që është duke shërbyer në spitalin Infektiv, hapja e ekonomisë është e nevojshme, por duhet kujdes. “Hapja ishte e nevojshme për t’i dhënë frymë ekonomisë dhe qytetarët të lirohen nga stresi që mund të kenë fituar në izolim. Por duhet pasur kujdes. Kjo pasi akoma nuk njihet mirë virusi. Në shtator pritet një valë e dytë infektimi. Duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, në mënyrë që vala e dytë mos të sjellë dëme’’- tha Kalo.

Duke folur në emisionin “Open”, Kalo dha mendimin se shkollat gjithashtu duhet të qëndrojnë mbyllur. Ai zbuloi edhe dy fazat e hapjes, që pritet të zbatohen në vijim. “Jo, pse duhet hapur tani. Pas tërmetit kemi shkolla që kanë dalë jashtë funksionin duke bërë që shumë nxënës të shpërngulen drejt shkollave të tjera. Ne e kemi menduar hapjen në 2 faza. Faza e parë 2 javore është kjo që ka nisur sot. Pas 2 javëve do shikojmë si është situata dhe mund të vazhdojmë fazën e dytë”- tha doktori i njohur Kalo.

Të fundit