Flash News

KRYESORE

Mjeku kardiolog Prifti flet për rastet me koronavirus: Kemi operuar pacientë të infektuar me COVID-19

I ftuar në "Kjo Jave" në News24 me Nisida Tufën është dhe mjeku i njohur, kardiolog, Edvin Prifti i cili pohoi se çuditërisht virusi ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike. Ai theksoi se kanë pasur raste të pacientëve me koronavirus që i ka operuar.

“Në duhet të kuptojmë një gjë, me të mirat e të këqijat që ka vendi ynë, ne disponojmë vetëm një qendër universitare. Është i vetmi vend ku trajtohen shumica e sëmundjeve, është qendra e vetme terciare e avangardës dhe është normale që një qendër e tillë për sa kohë qëndron e hapur, dhe do qëndrojë e hapur për sa kohë ne nuk e kemi luksin e vendeve të tjera evropiane si Britania, që jo më larg se dy tillë më parë u mbyll një spital për shkak të rasteve të paraqitura, në QSUT vijojmë punën sepse një spital me 1400 shtretër me 3500 punonjës me hyrje dalje të domosdoshme për të trajtuar sëmundje të tjera vdekjeprurës është normale të kemi raste të kontaminimeve. Rasti më i fundit është një paciente e cila u transferua nga kardiologjia në kushtet e urgjencës, u diagnostikua me një sëmundje të rëndë të valvuleve të zemrës dhe u operua nga ekipi ynë, operacioni shkoi mirë. Nuk kishte asnjë shenjë, por pati një situatë temperature dhe në këto kushte ne kërkuam tamponin, i cili doli pozitiv. Pacientja transferohet në sëmundjet infektive, aktualisht është mirë. Nëse do ketë nevojë për shërbim kirurgjikal ne do shkojmë të mbrojtur dhe ajo do marrë shërbimin. Por nuk është rasti i vetëm, jo më larg se një muaj më parë kemi patur një paciente tjetër e cila u diagnostikua e kontaminuar, u morën masat u izolua para interventit, kaloi në infektiv kaloi fazat, sot ka dalë negative dhe kemi programuar intervention e saj në një kohë sa më të shpejtë. Nuk duhet të marrë kjo çështja e të qenit pozitiv si një çështje që duhet të mbyllen shërbimet, absolutisht. Ne duhet të bashkëjetojmë dhe ta luftojmë këtë sëmundje por duke patur parasysh që spitalet duhet të jenë funksionale duke respektuar masat, duke izoluar që kontaminimi të reduktohet maksimalisht."- tha kardiologu.

Mjeku Prifti tha po ashtu se vendi është larg modelit italian të epidemisë, por vuri theksin në ndërgjegjësimin e popullatës, për të cilën u shpreh se është shumë i nevojshëm në këtë betejë:

“Janë shifra më të larta se gjatë karantinës. Por ky ishte edhe qëllimi real i karantinës, pra karantina nuk ishte për të izoluar virusin. Ajo shërbente për të ngadalësuar kontaminimin e popullatës në mënyrë që ti jepte mundësi strukturave shëndetësore që të ngrinin kapacitetet e tyre në mënyrë që lufta ndaj kësaj pandemie të bëhej me armët e duhura. Duke patur parasysh infrastrukturën, dijet, njerëzi e duhur, profesionistët. I përket një absurditeti shkencor për ata që e kanë menduar që pas karantinës ne nuk do kishim raste.” 

Të fundit