Flash News

KRYESORE

Mjeku Koni: Shkaktari që Shëndetësia ka mbëtur pa lekë nuk është Manastirliu!

Mjeku Koni: Shkaktari që Shëndetësia ka mbëtur pa lekë

Mjeku urolog, Artan Koni, në emisionin ‘Kjo Javë’ u shpreh se shkaktari që shëndetësia ka mbetur pa lekë nuk është ministrja Ogerta Manastirliu, por paraardhësi i saj, Beqaj.

Ai theksoi se është më e drejtë që Manastirliu të pranojë që nuk ka buxhet në Shëndetësi sesa të justifikohet.

Nuk janë transparente dhe i kuptoj se nuk kanë çfarë të bëjnë. E fshehtë mbahet ajo që kemi thënë: që thonë se gjendja është nën kontroll, kur nuk është nën kontroll, thonë që janë spitalet gati, por nuk janë, thonë që janë bërë testime sa duhet, por nuk janë bërë, thonë që kanë respiratorë, por nuk kanë.

 Shkaktari që ka mbetur shëndetësia pa lekë nuk është Manastirliu, por Ilir Beqaj. Ministrja mund ta pranojë këtë, mund të ishte më e ndershme të thoshte që nuk kemi shumë buxhet, ndaj jemi në këtë gjendje. Por këta thonë të kundërtën”, tha Koni.

Të fundit