Flash News

KRYESORE

Mjeku Koni: Testimet për koronavirusin duhet të jenë 10 herë më shumë në raport me të infektuarit

Mjeku Koni: Testimet për koronavirusin duhet të jenë 10 herë

Mjeku urolog Artan Koni, duke folur për menaxhimin e pandemisë në Shqipëri tha se numri i testeve duhet të jetë 10 herë më i lartë se numri i pacientëve pozitivë.

I ftuar në studion e RTV Ora ai u shpreh se në dy pika vendi ka ecur mprapsht: testimi dhe gjurmimi, pasi tha se ka mungesa që prej fillimit të pandemisë.

“Pikat kryesore ku kemi çeduar ka qenë testimi dhe gjurmimi, të cilat i kemi bërë mangut. Tani po testojmë më shumë se në fillim. Më parë testonim diku te 200 raste në ditë në muajin mars, sot testojmë rreth 500.

 I kemi rritur testet por jemi akoma shumë mbrapa, jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe statistikisht në aq teste sa duhet të bënim. Edhe sikur mos t’i shohim vendet e rajonit, ka një numër të përgjithshëm, mesatare 10%, që do të thotë se numri i testeve duhet të jetë 10 herë më i lartë se i pacientëve pozitive. Kishim 117 pacientë pozitivë? Duhet të kishim bërë minimumi 1,170 teste”, tha Koni.

Të fundit