Flash News

KRYESORE

Mjeku personal i Trump, raporton për gjendjen e Presidentit: Që nesër mund të lirohet nga spitali; kura me të cilën po trajtohet

Mjeku personal i Trump, raporton për gjendjen e Presidentit: Që

Presidenti Trump është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane Ëalter Reed pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër COVID-19. Mjeku personal i Presidentit, Dr Sean Conley, në një raportim mbi gjendjen shëndetësore të Trump gjatë trajtimit të tij në “Walter Reed” tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe nga shefi i stafit të Presidentit, Mark Meadows, i cili theksoi se 48 orët në vijim do të jenë kritike për gjendjen e tij, Conley tha se stafi mjekësor është shumë optimist, dhe se Presidenti po ‘ecën’ mirë në luftën ndaj COVID-19. Sipas mjekut personal të Trump, gjendja shëndetësore e Presidentit është duke iu përgjigjur pozitivisht trajtimeve aq sa ai mund të lirohet që nesër nga spitali për të vijuar marrjen e mjekimit në Shtëpinë e Bardhë.

Conley tregoi se Trump po trajtohet me deksametazon në ‘’Walter Reed’’. Sipas mjekëve aktualisht oksigjeni në gjak i presidentit Trump është 98% pavarësisht luhatjeve ditën e djeshme. Dr. Conley rrëfeu se oksigjeni në gjak  i Trump ra poshtë 93% ditën e djeshme, duke i shkaktuar atij probleme me frymëmarrjen. Pas mjekimeve me deksametazon, niveli i oksigjenit në gjak u normalizua, ndërsa tani është tani 98% dhe nuk ka “ndonjë shqetësim të madh klinik”.

Të fundit