Flash News

KRYESORE

Mjeku Pipero kundër protokollit të përdorimit të dorezave: Një asimptomatik, mund të vijojë normalisht aktivitetin

Mjeku Pipero kundër protokollit të përdorimit të dorezave:

I ftuar ë "Kjo Javë" me Nisida Tufën në Neës24 ishte dhe Mjeku Pëllumb Pipero i cili foli për situatën në vend dhe po ashtu nëse do ketë një valë të dyrtë apo rikthim në karantinë. Sipas Piperos nuk do ketë një valë të dytë dhe as nuk ka sens të rikthehemi pas (në karantinë) pasi u provua se karantina nuk zgjidhi asgjë.

Ai komentoi dhe shifrat e larta të të prekurve teksa bëri dhe deklaratën befasuese për asimptomatikët e prekur me COVID-19. Sipas Piperos, ata duhet të vazhdojnë aktivitetin si normalisht, por të përdorin maskë.

“Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet.”

Po ashtu, Pipero ka theksuar rëndësinë e maskave por është shprehur kundër protokollit të përdorimit të maskave:

“Jo dorezat, nuk ka arsye fare të përdoren. Nuk ka asnjë studim që të dëshmojë se dorezat duhen, përkundrazi, në vend që të na ndihmojnë na heqin vëmendjen duke menduar se dorezat janë të sigurta , por ato janë të papastra. Ndërsa themi gjithnjë lani duart me ujë e sapun, e njëjta gjë vlen edhe për dorezat, nëse i vendos duhet t’i lash njësoj si duart. Por nuk është e rekomandueshme për dy arsye, së pari nuk të mbron, së dyti kur e heq dorezën duke mos qenë profesionist krijon mundësinë e krijimit të aerozoneve. Pra, nuk është e rekomandueshme, maska është e rekomandueshme kudo nuk ruajmë distancën, Unë nuk ua këshilloj dorezat kamarierëve, as punonjësve të supermarketeve, askush nuk e këshillon në fakt. Ata duhet të lajnë duart sa më shpesh me ujë e sapun, kjo ju rekomandohet, është e domosdoshme. As në autobusë, e kam dëgjuar që është e vendosur në protokoll, nuk është e rekomandueshme, madje nuk duhet përdorur, sepse studimet kanë dëshmuar se plastike e ruan më gjatë virusin se sa edhe vetë dora ndonjëherë."a

Të fundit