Flash News

KRYESORE

Mjeku që i shtrëngoi dorën Putin një javë më parë del pozitiv me Covid-19

Një mjek që u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në një spital në Moskë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

"Po, kam dalë pozitiv me Covid-19, por ndihem shumë mirë. Jam izoluar në zyrën time. Unë mendoj se imuniteti që kam zhvilluar këtë muaj po bën punën e tij, "shkroi Dr. Denis Protsenko, 44 vjeç, të martën në Facebook.

Putin, i cili vizitoi spitalin Kommunarka një javë më parë, në periferi të Moskës ku po trajtohen pacientët me coronavirus, u pa mjaft afër gjatë takimit me mjekun Protsenko, madje shtrënguan edhe dorën pa veshjet mbrojtëse.

Kremlini ka siguruar rusët se ‘gjithçka është në rregull’, ndonëse sipasë ekspertëve simptomat duan disa ditë të shfaqen, pas infektimit.

Kujtojmë se Putin gjatë vizitës u shfaq me një veshje mbrojtëse ngjyrë të verdhë me respirator, kur vizitoi repartet e të prekurve me coronavirus, por jo në pjesë të tjera të spitalit.

Kremlin të Premten raportoi një rast me coronavirus në administratën e Putinit, por tha se personi nuk kishte patur kontakt me presidentin.

Të fundit