Flash News

KRYESORE

Mjeku tregon arsyet e vdekjes së 7-vjeçares në Durrës: Tre ditë më parë një tjetër humbje në familje

Ditën e sotme u dha lajmi i hidhur për vdekjen 7-vjeçares në Spitalin e Durrësit. Fillimisht u raportua se vajza kishte qenë prej 3 ditësh me temperaturë dhe se vdekja erdhi për shkak të ‘gripit toksik’.

Shefi i Pediatrisë, Fatmir Shahini tregoi për gazetarët kushtet në të cilat ndërroi jetë vajza.  Mjeku tha se fëmija është dërguar në spital në gjendje të fikti, pasi gjendja gripale ishte neglizhuar.

“Me gjithë impenjimin dhe angazhimin maksimal të stafit mjekësor nuk mundëm ta mbanim në jetë. Ajo kishte katër ditë në gjendje gripale dhe prindërit e kishin neglizhuar, pasi kishin pasur tre dite më parë dhe një vdekje në familje, kishte vdekur gjyshi i saj”- shprehet ai.

Më tej Shahini shton se vajza kaloi në koma dhe ishte e pamundur të shpëtohej jeta e saj.  Në pediatrinë e Durrësit  një grup oficerësh të policisë gjyqësore që kanë nisur hetimet për rrethanat dhe trajtimin e fëmijës.

Të fundit