Flash News

KRYESORE

Mjeku Tritan Kalo për koronavirusin: Nuk ka arsye të ketë alarm në Shqipëri

Mjeku Tritan Kalo për koronavirusin: Nuk ka arsye të ketë alarm

I ftuar sot në "Kjo Javë" në Neës24 me Nisida Tufën ishte mjeku i infeksionit, Dr. Tritan Kalo. Ai tha se Shqipëria nuk ka arsye të alarmohet prej koronavirusit dhe se ky virus po izolohet në vatër. Sipas tij ai e ka vënë re këtë tendencë me anulimin e udhëtimeve në Whan të Kinës.

"Nuk ka asnjë arsye që të ketë alarm në Shqipëri. Organizata botërore e shëndetit ka shpallur emergjencën sepse është virus i ri dhe përpjekjet bëhen për ta izoluar në vatër. 117 raste janë izoluar jashtë Kinës por tendenca është duke izoluar udhëtimet. Shumë vende e kanë bërë. Për shkak të lëvizjes së popullatave, bota quhet një fshat i madh dhe me një avion SARS-i me një avion shkonte në Hong Kong, Australi dhe pas 12 orësh në Europë. Duhet të izolohet brenda vatrës, dhe që mos përhapet.”

Doktor Kalo foli edhe për simptomat dhe u shpreh se një i prekur me koronavirus dallohet pasi ekzaminimeve. Për një person të dyshuar Tritan Kalo thotë se qëndron në karantinë dhe ekzaminohet me një trajtim deri në 14 ditë.

”Deri në këtë moment ka paqartësi. Por përderisa janë shfaqur raste në distancë nga Kina atëherë është përcaktuar që transmetohet nga njeriu në njeriu. Një mjek francez që i ka shërbyer pacientëve, e ka marrë koronavirusin. Ekziston infektimi ndërhuman. Sipas një shkalle të infektimit, 1 person i i nfektuar mund të infekojë jo më shumë se 2.2 të tjerë. Fruthi mund të infektojë më shumë se 8 të painfektuar. Shenjat janë si për gripin stinor. Simptomat klinike janë të njëjta. Temperaturë, dhimbje koke. Nuk dallohet vetëm me izolimin e pacientit. Po të shohësh me kujdes ka pacientë në të gjithë Kinën. Dhe të prekurit duhet të ndiqen me kujdes. Trajtimi është maksimumi 14 ditë. Pra në kaq ditë të mbahen në Kinë, të observohen dhe nëse kanë simptoma si gripi mbahen, nëse nuk kanë lejohen.  Por edhe nëse kanë simptoma duhet që të përcaktohen nëse ka grip të thjeshtë sezonal apo koronavirus”– tha Kalo.

Të fundit