Flash News

KRYESORE

Mjetet e punimeve dëmtojnë rrugën dhe urat, banorët e Pogradecit në protestë: Firma nuk ka asnjë kontratë

Mjetet e punimeve dëmtojnë rrugën dhe urat, banorët e

Banorët e fshatit Vërdovë në Pogradeci kanë bllokur në formë proteste punimet në unazën e qytetit, pasi kamionët dhe mjetet e tjera të punimeve kanë dëmtuar rrugën dhe urat.

Bashkia e Pogradecit dhe banorët janë shprehur se mes firmës dhe Bashkisë nuk ka asnjë kontratë për shfrytëzimin e aksit rrugor që kalon nga fshati Vërdovë deri tek varrezat e grekëve.

Qytetarët janë shprehur se dëmtimi i rrugëve dhe urave përbën rrezik pasi dy vite më parë humbi jetën një grua për shkak të dëmtimit të urës.

Për këtë arsye ata janë shprehur se nuk do të lejojnë asnjë ndërtim në këtë zonë dhe kanë kërkuar që rruga të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Të fundit