Flash News

KRYESORE

Mjetet ushtarake në autostradën Tiranë-Durrës, ministria e Mbrojtjes jep detaje

Mjetet ushtarake në autostradën Tiranë-Durrës, ministria e

Ditën e sotme u raportua për disa mjete ushtarake të cilat po transportoheshin përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Për këtë ngjarje ka reaguar ministria e Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes dëshiron të informojë mediat dhe opinionin publik se mjetet ushtarake që po transportoheshin në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat iu referohet disa media, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Më datë 14 prill 2018, 13 mjete High Mobility Multipurpose Ëheeled Vehicle (Humvee), pjesë e fazës së fundit, kanë mbërritur në Portin e Durrësit dhe u transportuan në Tiranë”, njofton ministria.

Në njoftim thuhet gjithashtu se deri më tani, si pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për FA shqiptare kanë ardhur 75 mjete Humvee.

Të fundit