Flash News

KRYESORE

Mjeti filloi të fusë ujë, si shpëtojnë në det të hapur tre pushues në plazhin e Durrësit

Mjeti filloi të fusë ujë, si shpëtojnë në det

Ditën e sotme tre pushues kanë shpëtuar mrekullisht nga mbytja në plazhin e Durrësit.  Ka qenë Policia Kufitare, ajo e cila ka rastisur pranë mjetit lundrues i cili nisi të fuste ujë papritur dhe ka ndërhyrë duke shpëtuar tre pushuesit.

“Pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

Gjatë patrullimit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues bedalon, pa motor ,e cila peshkonte me disa persona në bord rrezikonte të fundosej.

Ata janë afruar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë shtetasve A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe siguruar që janë mirë nga ana shëndetësore”, sqaron policia e Durrësit.

Të fundit