Flash News

KRYESORE

Mocioni me Ramën/ Vokshi i kthehet ministres: Pse nuk bëni publike skemën e ndihmës ekonomike?

Mocioni me Ramën/ Vokshi i kthehet ministres: Pse nuk bëni publike

Deputetja e PD, Albana Vokshi i është përgjigjur ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se në skemë janë përfshirë familjet që kanë nevojë më imediate ekonomike dhe janë përjashtuar ata që kanë përfituar në mënyrë abuzive.

Menjëherë pas ministres, Vokshi ka marrë fjalën nga vendi dhe i ka kërkuar llogari duke e akuzuar atë për mungesë transparence.

“Pse nuk bëni publike skemën e ndihmës ekonomike? Jemi kundër përdorimit abuzues të skemës, por ju po e merrni peng dhe e përdorni sa herë vijnë zgjedhjet, po i përdorni si kontingjent për zgjedhjet e ardhshme. Në emër të aleancës së grave ju kërkoj të anulloni vendimin dhe të kthehen në skemë të gjitha familjet, pasi pjesa më e madhe janë gra që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre”, u shpreh Vokshi.  

Të fundit