Flash News

KRYESORE

“Modeli italian, ‘zbulim’ i opozitës”, Bylykbashi i kthehet Gjiknurit: Kur shkel marrëveshjen, këto as i sheh e as i dëgjon

“Modeli italian, ‘zbulim’ i opozitës”, Bylykbashi i

Përfaqësuesi i demokratëve në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashit, i është përgjigjur komenteve të Gjiknurit për koalicionet.

Ironisë së Gjiknurit për "zbulimin" e modelit italian nga opozita, Bylykbashi i është përgjigjur në të njëjtën formë kur tha se: "Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot."

Sipas Bylykbashit, ky nuk është një zbulim, por diçka e stërthënë. "Modelet t'i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA  tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon", shtoi më tej përfaqësuesi demokrat.

Reagimi i plotë i Bylykbashit: 

“Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot. Kete kerkon Edi Rama nga Keshilli Politik dhe per kete ai eshte gati te sakrifikoje Shqiperine.

Modelet t'i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA  tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon.

Keto justifikimet jane njesoj si hapja fallso e listave”, shkruan Bylykbashi.

Të fundit