Flash News

KRYESORE

Modeli i PPV-ve që Rama mori nga Tony Blair po dështon në Britani. The Economist: është falimentimi i një ideje

Modeli i PPV-ve që Rama mori nga Tony Blair po dështon në

Revista The Economist shkruan në numrin e fundit për falimentin e një kompanie gjigande britanike e cila ishte kontraktore e shumë punëve në sektorin publik. Më 15 janar, Carillion shpalli falimentimin duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e 43 mijë punëtorëve, por edhe përmbushjen e kontratave qeveritare deri edhe tre dekada më vonë, shkruan revista.

The Economist e fillon me ironi artikullin duke pyetur se çfarë kanë të përbashkët hekurudhat, mensat e shkollave dhe bazat ushtarake? Jo shumë, është përgjigjia dhe 'kjo e shpjegon dështimin dramatik të Carillion'.

Revista britanike e quan dështim, jo vetëm të një kompanie por edhe të një ideje duke përmendur faktin se, duke filluar që me Thatcher-in, nisi ajo që quhet 'contracting out' ose dhënia e punëve publike kompanive private. Formë menaxhimi që në Shqipëri është huazuar po nga modeli britanik, një këshillë e dhënë Ramës nga ish-Kryeministri Laburist Tony Blair, dhe njihen me termin PPP (Partneriteti Publik Privat). Modeli i Ramës ka hasur në kundërshtime dhe kritika të forta, jo vetëm nga opozita.

Dështimi, jo vetëm i Carillion, por edhe kompanive të tjera, shkruan revista, i ka bërë votuesit britanikë të kthejnë kokën me simpati nga propozimet e Laburistëve, të cilat përfshijnë edhe rishtetëzimin e industrive kombëtare.

The Economist, një media me pikëpamje liberale në ekonomi, thekson megjithatë se një dështim në 'contracting out' është më mirë se një dështiom në sektorin publik. Humbjet e saj do të jenë barrë e aksionerëve dhe kreditorëve, jo taksapaguesve. Megjithatë, paralajmëron The Economist, edhe pse taksapaguesve nuk u bie barra e falimentit, ata sërish do të përballen me qindra milionë paund në kosto për shkak të vonesave të projekteve, trasferimit të kontratave dhe nevojës së vazhdueshme për të marrë shërbime jetësore. Dhe, kompani si Carillion mund të marrë me vete mijra nënkontraktorë.   

Ajo që ka ndodhur në Britani duhet të jetë një rast i mirë i qeverisë shqiptare për të reflektuar për PPP dhe efektet e tyre në ekonomi dhe në shërbime.

Politiko.al

Shkrimi i plotë i The Economist

Të fundit