Flash News

KRYESORE

Modelja Adrola Dushi flet për marrëdhënien me ish-bashkëshortin: S'i mbajmë inate njëri-tjetrit

Modelja Adrola Dushi flet për marrëdhënien me

Modelja Adriola Dushi, e cila prej 3-vitesh  është zhvendosur në SHBA për të ndërtuar karrierën e saj atje, është vënë në fokusin e mediave sidomos për marrëdhënien me Adisin, ish bashkëshortin me të cilin ka edhe një djalë, që quhet Troi.

Lidhur me këtë, Adrola ka folur në “Elite Show” ne Kosove ku është shprehur: “Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej. Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati mos t’i mungojë as unë prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon”, ka pohuar Adriola.

Ndërkohë theksojmë se dyshja nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjete sociale por siç duket ruajnë tashmë vetëm një marrëdhënie respekti të ndërsjelltë.

Të fundit