Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Moderatori: Çfarë mund t’i ketë kërkuar Frangaj Fevizut, cilësia e emisioneve të ‘Opinion’ erdhi duke rënë
Moderatori i emisionit ‘Arena’, Dritan Hila, në një shkrim të botuar së fundmi ka komentuar lajmin që ka dominuar ditët e fundit, ai i largimit të mundshëm të Blendi Fevziut nga Tv Klan.
Në shkrimin e tij, Hila thotë se duke folur historikisht, Fevziu me brandin e tij “Opinion” është themeluesi i debatit televiziv, teksa shton se “të ndodhur nën presionin e konkurencës, për të fituar publik, secili zgjodhi një rrugë alternative. Fevziu zgjodhi atë të spektaklit dhe për hir të tij, nuk kurseu asnjë parametër profesional”.
“Për shkak të presionit të audiencës; të pronarëve që kërkojnë shikueshmëri; për mungesë stafi që të bëjnë emisione cilësorë apo të kollajllëkut duke mbledhur gjashtë veta me të vetmin preokupim që të stimulosh sherrin, solli rënien e cilësisë dhe rrjedhimisht të audiencës”, thekson Hila.
Moderatori ndalet edhe tek intervista që Fevziu dha së fundmi ku foli për largimin e tij nga Tv Klan.
“Gjithë historia tjetër është llogjika e biznesit e Aleksandër Frangaj. Mbase Frangaj i ka kërkuar zhvendosjen në kohën e dytë; mbase i ka kërkuar reduktimin e emisioneve dhe të shpenzimeve. Fevziu nuk do ketë pranuar pasi e konsideron rënie prestigji. Kuptohet në intervistën që jep se Fevziu është i trembur dhe e kërcënon se Klan do pësojë fatin e TV Arbërisë nëse nuk ka emision politik, e cila për hir të së vërtetës falimentoi për shkak të shkujdesjes së pronarit dhe jo sepse i munguan muhabetet politike”, thotë Hila.
Shkrimi i plotë i Dritan Hilës i botuar në dritare.net
Saga Fevziu dhe fillimi i fundit të emisioneve tallava
Përfolja për largimin e gazetarit Blendi Fevziu nga televizioni Klan, pavarësisht përpjekjeve të miqve të tij gazetarë për ta paraqitur si eveniment, kaloi pa u vënë re, nga publiku, ashtu sikurse blerja e supozuar nga Top Channel nuk është një ngjarje e merkatos televizive.
Duke folur historikisht, Fevziu me brandin e tij “Opinion” është themeluesi i debatit televiziv, i ndjekur vetëm një vit më vonë nga “Dritare” i Rudina Xhungës në RTSH.
Për shumë vite ata do të mbeteshin të vetmet tribuna elitare të komunikimit të politikanëve me publikun, por edhe të debateve televizive mes gazetarëve dhe politikanëve apo specialistëve, dhe publiku priste me padurim orarin e tyre.
Por kjo kohë ka vite që ka mbaruar.
Të ndodhur nën presionin e konkurencës, për të fituar publik, secili zgjodhi një rrugë alternative. Fevziu zgjodhi atë të spektaklit dhe për hir të tij, nuk kurseu asnjë parametër profesional. Të gjithë jemi dëshmitarë se pjesa e dytë dhe e tretë e emisionit ktheheshin në një kakofoni, ku folësit mbivendoseshin me njëri-tjetrin. Askush nuk e mbante mend përse fillonte sherri; vendin e specialistëve dhe profesionistëve e zunë bulldogë dhe pitbullë të skenave televizive të cilët të vetmen aftësi kishin për të debatuar, pa e pasur në vesh se çfarë thoshte bashkëbiseduesi dhe rëndësi kishte shfaqja. Ishte lloji i spetakli me më pak kosto pasi aktorët ishin falas. Ky format solli që shumë specialistë apo intelektualë të mos merrnin pjesë në emisione duke sjellë zëvendësimin e tyre me gjithfarëditës që flasin me kompetencë nga çrregullimet seksuale e deri në udhëtimet në Mars.
Rrjedhojë e kësaj ishte rënia e nivelit të ndjekësve. Mjaftonte të shikoje komentet e shikuesve për të kuptuar nivelin e tyre kulturor, dhe pas kësaj bezdinë akoma më të madhe të intelektualëve për të marrë pjesë në debate të tilla.
Si një ndër dy emisionet më të mëdha për kohën, tërhoqi nga mbrapa edhe ata që erdhën më vonë. Për shkak të presionit të audiencës; të pronarëve që kërkojnë shikueshmëri; për mungesë stafi që të bëjnë emisione cilësorë apo të kollajllëkut duke mbledhur gjashtë veta me të vetmin preokupim që të stimulosh sherrin, solli rënien e cilësisë dhe rrjedhimisht të audiencës.
Futja e emisionit katër herë në javë ishte grushti i fundit në shkatërrimin e këtij formati emisionesh. Shqipëria nuk prodhon aq shumë ngjarje dhe personazhe që të ketë vend për katër emisione në javë, krahas dhjetërave që janë në kanalet e tjerë. Detyrimisht gjithçka do binte në mediokritet.
Gjithë historia tjetër është llogjika e biznesit e Aleksandër Frangaj. Mbase Frangaj i ka kërkuar zhvendosjen në kohën e dytë; mbase i ka kërkuar reduktimin e emisioneve dhe të shpenzimeve. Fevziu nuk do ketë pranuar pasi e konsideron rënie prestigji. Kuptohet në intervistën që jep se Fevziu është i trembur dhe e kërcënon se Klan do pësojë fatin e TV Arbërisë nëse nuk ka emision politik, e cila për hir të së vërtetës falimentoi për shkak të shkujdesjes së pronarit dhe jo sepse i munguan muhabetet politike.
Kalimi ose jo e Fevziut në Top Channel është thjesht një çështje teknike. E vërteta është që njerëzit janë lodhur nga emisionet tallava. Nuk kishte si ndodhte ndryshe me këto krijimtari sui generis të tregut shqiptar. Le të shërbejë kjo ngjarje për riformatimin e tregut ku gazetarët ose të bëjnë emisione politike ose spektakle, ku politika ka fashën e saj elitare të publikut dhe nuk ka pse konkuron spektaklin. Në u mbyllshin fare, askush nuk do t’i qajë/dritare.net
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58