Flash News

KRYESORE

Moderatori i famshëm ndjesë publike Ariana Grande-s: Të paragjykova. Ti ke kaq shumë kurajo, më fal

Moderatori i famshëm ndjesë publike Ariana Grande-s: Të
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Manchester dy javë më parë, të shumtë ishin yjet që reaguan dhe u solidarizuan me familjet që kishin humbur të afërmit e tyre në sulmit terrorist në koncertin e Ariana Grande-s.  
 

💛

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Një reagim i ashpër ishte ai i moderatorit të njohur Piers Morgan, i cili e dënoi largimin e Ariana Grande-s nga Manchester-i menjeherë pas ngjarjes. Ai u shpreh disa ditë më parë, se ku u zhduk kjo vajzë, që pas sulmit nuk e pa më njeri?
 

🌈 ♡

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Por mesa duket Morgan sot e ka kuptuar që ka gabuar, pasi ka parë koncertin e Arianës, dhe i ka kërkuar asaj ndjesë që e kishte paragjykuar. Më poshtë mund të lexoni letrën që ai i ka dërguar këngëtares së njohur amerikane.
 

1 ♡

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

"E dashur Ariana, të them të drejtën nuk dija shumë rreth teje para se të ndodhte tragjedia e Manchesterit. Padyshim, që e dija se je një nga yjet e reja të muzikës pop në Amerikë, por kaq. Por nuk jam i aftë të këndoj asnjë nga këngët e tua, madje as nuk do të njihja nëse do të më dilje përballë.
 

1 ♡

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Gati dy javë më parë, unë isha shumë i nxehur me ty, kur ike drejt vendit tënd vetëm pak orë pas tragjedisë. I nxehur për jetët e marra, për terrorizmin dhe mbi të gjitha, për vajzat e vogla të cilat nuk e meritojnë të jenë në shtratin e një spitali.
 

1 ♡

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Kështu që isha i nxehur. E më pas, kur pash që dhe vetë mbretëresha kishte vizituar të plagosurit, gjëja e parë që mendova ishte: “Po ajo ku dreqin është?” Mendove se nëse mbretëresha 91-vjeçare gjeti kohën dhe forcën për të qenë pranë tyre, ti pse jo? Unë pashë koncertin tuaj dje dhe u inspirova kaq shumë. Dhe në qendër të të githëve ishe ti, Ariana. Ia dole të qendroje stoike përballë një situate të rrezikshme.
 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Ti mund të dukesh thjesht një vajzë e vogël por forca jote ia kaloi një turme patetike terroristësh, të gjithë të marrë së bashku. Isha krejtësisht gabim. Të paragjykova. Ti ke kaq shumë kurajo, më fal që dyshova tek ajo!” - shkruan Morgan.

Të fundit