Flash News

KRYESORE

Moderatori i “Fiks Fare”: Përhumbemi nga velinat, por regjisori na tërheq veshin

Aktori Devis Muka sëbashku me Dorian Ramaliun drejtojnë prej dy sezonesh emisionin investigativ “Fiks Fare”. Dy velinat që performojnë vazhdimisht përpara aktorëve, janë gjithashtu pjesë e formatit të emisionit.

I pyetur nga gazeta “Panorama”, në qoftë se e humbasin toruan kur velinat kërcejnë përpara tyre, Devisi ka thënë : “Po tani, njerëz të gjallë jemi, edhe përhumbemi, por jo gjithmonë sepse për fat kemi regjisorin që na tërheq veshin”.

 Aktori është bërë baba i një vajze, të cilën e konsideron burim energjie dhe bekimin më të bukur në jetë.

Të fundit