Flash News

KRYESORE

Moderatori i ‘Stop’ s’mban dot më për Veliajn: “Veprat " e tua të artit në Tiranë ta shpifin; Tani lëshoji qentë se s’më plas!

Aktori i njohur i humorit, aktualisht moderator i ‘Stop’, Gentian Zenelaj ka mbajtur një qëndrim mjaft kritik ndaj bashkisë, për pikturat mbi muret e pallateve në Tiranë.

Aktori i cilëson ato depresive për mënyrën se si janë zgjedhur të shfaqen para banorëve, edhe pse në fund e mbyll komentin e tij i sigurt se do të sulmohet për një qëndrim të tillë.

Statusi:

Pse dita ime duhet te nisë me këtë pikturë depresive.???...pse dita ime të mos nisë me nje gjë të bukur...Kopjac mediokër ngele...e fillove si Obama ....por ti nuk bëhesh dot si Obama..jo politikisht ..por si person..sepse je Speciment...je kopje...por thellë, thellë s’e kam aspak problem të kopjosh nje njeri si Obama qe unë e kam idhull meqë ra fjala.. e kam problemin që reklamën e ke si "Obama"..po në të vërtetë je "Trump".....

Dhe për ta mbyllur "veprat " e tua të artit nëpër Tiranë thjesht ta shpifin..edhe Cufo dhe Tipi që ke vënë te presidenca...i ke bërë prej hekuri me cepa..ke bërë një Çufo dhe Tipi ku fëmijët nuk luajnë dot....

Tani lëshoji qentë....s’më plas...sepse...

THESE ARE THE THINGS ËE ARE FIGHTING FOR...

Kujtojmë se imazhi i pikturuar me dy të moshuarve me pamje të trishtuar ndodhet në faqen e një pallati në zonën e Tiranës së Re.

Të fundit