Flash News

KRYESORE

Moderatori i thotë Klosit të taksojë shqiptarët që pushojnë jashtë, ministri: Duhet ta frenojmë

Moderatori i thotë Klosit të taksojë shqiptarët që

Moderatori i emisionit “Arena”, Dritan Hila i sugjeroi ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi që të gjithë shqiptarët që pushojnë jashtë të taksohen, duke qenë se sipas llogaritjeve kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë 1 miliard euro në vit.

“ Duhet të bëjmë një fushatë dhe duhet ta bëjmë që nga fillimi i vitit, t’i kalojnë pushimet në Shqipëri ka vende shumë të bukura, të mrekullueshme që s'kanë asnjë gjë më shumë se ato jashtë. Pse mos ta bëjmë një fushatë që ta promovojmë turizmin jashtë atij piku të madh. Shtatori ka qenë i mrekullueshëm dhe nuk ka pasur hotel bosh në jug.

Shqiptarët duhet ta dinë se Dhërmiu në tetor është perlë. Nuk e di a do mundem ta bëj dot që ne të kemi edhe një lloj taksimi tjetër për ata që bëjnë “outgoing”. Mbase është një lëvizje e lirë, nuk e pengon dot, por që duhet të ketë një lloj frenimi.”, tha ai në Ora News.

Të fundit